×
  • Sport
  • Sport

    Salah flet për takimin e parë me Ramosin që prej kur spanjolli e lëndoi dhe e largoi nga fusha të përlotur

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 15:35

    Mohamed Salah ka këmbëngulur se është plotësisht i përqendruar në ekipin e vet Liverpooli, e jo në yllin e Real Madridit Sergio Ramos, para takimit mes tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.


    Ylli i Liverpooli Mohamed Salah thotë se e ka lënë prapa problemin me Sergio Ramosin e Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

    Në takimin e fundit mes tyre, në finale të Ligës së Kampionëve më 2018 në Kiev, Salah u detyrua ta braktisë fushën i përlotur herët në ndeshje, pasi Ramosi ia kishte dëmtuar krahun pas një ndërhyrjeje të ashpër.

    Para takimit të parë me Ramosin që prej atij rasti, Salah ka thënë se nuk po mendon për kapitenin e Madridit.

    I pyetur nëse është i motivuar që do të përballet me Ramosin përsëri, Salah qeshi dhe tha: “Ajo ndeshje është në të kaluarën, prandaj nuk mendoj për të. Po mendoj për ekipin tim. Të gjithë janë të përqendruar në ekipin e vet dhe të gjithë dëshirojnë të fitojnë, kaq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!