×
  • Sport
  • Sport

    Salernitana rikthehet në Serie A pas 23 vjetësh

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 17:09

    Fitorja prej 3:0 kundër Pescaras ishte përcaktuese për ekipin Salernitana, e cila është rikthyer në Serie A pas 23 vjetësh të kaluara në Serie B.


    Hera e fundit që ky klub ishte pjesë e ligës elitare italiane, ishte edicioni 1997/1998.Salernitana është promovuar në sezonin 1946/1947.

    Monza që ka përfunduar në vend të tretë, do ta kërkojë promovimin në Serie A përmes barazhit.

    Lecce, Venezia, Cittadella, Brescia dhe Chievo Verona, janë skuadrat tjera që po kërkojnë një vend në elitë përmes ‘play-offit’.

    Cosenza Reggiana, Pescara dhe Virtus Entella kanë rënë në Serie C, ndërsa tyre iu është bashkëngjitur edhe Cosenza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!