×
  • Sport
  • Sport

    ‘Santiago Bernabeu’ në renovim të plotë, këto janë pamjet e fundit nga stadiumi i Real Madrid

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 17:20

    Real Madrid ka disa ndeshje që po luan në stadiumin ndihmës “Alfredo Di Stefano”, i cili ndodhet në kompleksin stërvitor të këtij klubi në Valdebebas.


    Krejt kjo për arsye se stadiumi kryesor “Santiago Bernabeu” ndodhet në fazën e renovimit.

    Renovimi i “Bernabeut” kishte filluar në muajin prill, ndërkohë që punimet po ecën me ritëm mjaft të lartë.

    Krahas ndryshimeve të shumta që priten të ndodhin në arkitekturën e këtij impianti, gjithashtu është duke u ndërtuar edhe një terren lëvizës, sikurse “VELTINS-Arena”, stadiumi kryesor i Schalkes.

    Pamjet e fundit nga Madridi janë thjeshtë mbreslënëse:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!