×
  • Sport
  • Sport

    Schumacher nuk gjen paqe, i vidhen fotografi nga vendi ku po qëndron dhe dalin në shitje për 1 milion euro

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 18:29

    Nuk ka paqe për Michael Schumaher. Kur kanë kaluar 6 vjet pas aksidentit të pësuar në alpet franceze teksa ishte duke bërë ski, për të vazhdojnë spekulimet.


    I fundit vjen nga media angleze e më konkretisht tabloidi ‘Mirror’ sipas të cilit foto të përkufizuara si makabre janë vjedhur në shtëpinë e legjendës së Formula 1 në Zvicër ku po kryen procesin e rehabilitimit dhe kanë dalë në shitje për vlerën e 1 milionë Paundëve.

    Bashkëshortja e legjendës së formula 1, Corinna që gjithnjë ka qenë e kujdesshme përsa i përket privatësisë së Schumacher, reagoi menjëherë dhe iu drejtua avokatëve dhe policisë zvicerane që të ndalojnë publikimin e mundshëm të këtyre fotove

    Image result for michael schumacher corinna schumacherNdërkaq, përsa i përket gjendjes së Schumacher, ajo vazhdon të rrethohet nga misteri teksa familja e tij rezervohet jashtë mase. Lajmi i fundit zyrtar që ka dalë në lidhje me këtë çështje është buletini i spitalit të Grenoblit në ditët e shtrimit të parë në spital të Schumacher pas aksidentit të pësuar në Francë ku flitej për një dëmtim të kokës. Që nga ai moment ka pasur vetëm lajme të paverifikuara.

    Ajo që dihet çfarë ka ndodhur në këto 6 vite është se Schumacher i është nënshtruar 2 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe për 4 javë qëndroi në koma artificiale pas aksidentit. Më pas iu nënshtrua një procesi rehabilitimi për disa muaj në spitalin e Grenoblit të cilin e la në vitin 2014. tani gjendet në vilën e tij në Zvicër, tek e cila është e pamundur të hyhet pasi familja e tij ka marrë masa për të ruajtur privatësinë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!