×
  • Sport
  • Sport

    Seanca e fundit në Zvicër, Tirana “shkel” stadiumin e Young Boys

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 21:21

    Tirana do të luajë ditën e nesërme sfidën e turit “Play Off” të Europa League. Bardheblutë zbresin në fushë në orën 20:30 ku do të përballen me Young Boys, në transfertë në Zvicër.


    Skuadra ka udhëtuar ditën e sotme drejt tokës zvicerane dhe lojtarët kanë kryer në mbrëmje stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Young Boys.

    Të gjithë lojtarët së bashku me stafin teknik kanë shkelur fushën e stadiumin “Wankdorf” kanë njohur me terrenin dhe kanë zhvilluar seancën e fundit.

    I pranishëm në stadium ka qenë edhe presidenti Halili së bashku me të të gjithë delegacionin bardheblu që ka udhëtuar drejt Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!