×
  • Sport
  • Sport

    Sekretari i FFK-së flet për të gjitha: Nga ‘zënkat’ mes futbollistëve deri te arsyeja e mungesave të yjeve të Kosovës për ndeshjet e tetorit

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 19:12

    Kombëtarja e Kosovës nuk pati momente të mira gjatë muajit tetor


    ‘Dardanët’ fillimisht u mposhtën nga Maqedonia e Veriut dhe mbyllën ëndrrën për EURO 2020, ndërkaq më pas humbën nga Sllovenia dhe barazuan me Greqinë, shkruan Reporteri.net

    Tifozët patën shumë akuza në drejtim të lojtarëve si Muriqi, Rashica e Rrahmani që munguan në këto takime shumë të rëndësishme të Kosovës.

    Madje në media qarkulluan zëra se kishte pasur edhe përplasje mes futbollistëve.

    Por, për të gjitha këto ngjarje ka folur sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili për RTV Dukagjini ka mohuar se ka pasur ndonjë zënkë mes futbolistëve.

    “Ne i kem djelmoshat e artë, janë shpirti i këtij kombi. Absolutuisht nuk ka pasur asgjë dhe asnjë lloj zënke mes tyre,” ka thënë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

    “Djemtë kanë qenë të lënduar, djemtë kanë qenë me virus, djemtë kanë qenë të ndaluar prej klubeve,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!