×
  • Sport
  • Sport

    Serbët parkuan tanket para stadiumit, tifozët kroatë i hakmirren ndryshe

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 22:04

    Të ndier të ofenduar nga veprimi i tifozëve të Crvena Zvezdës të cilët e parkuan një tank pranë stadiumit të tyre në Beograd, përkrahësit e Dinamo Zagrebit janë përgjigjur duke e parkuar një traktor të tipit Ferguson pranë stadiumit të vet në Zagreb.


    Tifozët e Crvena Zvezdës shkaktuan polemika duke e vendosur një tank ushtarak pranë stadiumit të tyre, para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys.

    Tanku, i llojit T-55 i blerë nga depoja ushtarake, është parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb, Zvezdës.

    Megjithatë, ky vendim i ka ndarë tifozët dhe ka nxitur reagime të ashpra nga shteti fqinj, Kroacia, i cili e ka vlerësuar vendosjen e tankun aty si simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.

    Gazeta e përditshme sportive e Kroacisë “Sportske Novosti” e ka kritikuar veprimin e Zvezdës duke e quajtur “provokim morbid nga Beogradi”. “Ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve duke e festuar njërin prej krimeve më të rënda”, shkruan gazeta kroate.

    Tani, tifozët e Dinamo Zagrebit e kanë vendosur një Ferguson pranë stadiumit Maksimir.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!