×
  • Sport
  • Sport

    Serbia ndalë në kufi klubin nga Kosova

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 14:07

    Klubi hendbollistik, Besa Fagmas, është ndalur në kufi të Serbisë gjatë udhëtimit të tyre për në Rumani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Besa Fagmas ishte nisur drejt Rumanisë për të zhvilluar një ndeshje, kurse në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë, kosovarëve u është ndaluar kalimi i pikës kufitare.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet drejtori sportive i këtij klubi, i cili ndër të tjera ka thënë se ata ishin duke e shfrytëzuar rrugën nga Kumanova për Rumani.

    Ekipi i Besa Fagmas ishte nisur të enjtën mbrëma drejt Rumanisë në orën 19:00, kurse ndeshja do të luhej të dielën./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!