×
  • Sport
  • Sport

    Sergio Ramos dënohet me 250 mijë euro për prerje të pemëve

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 8:49

    Kompania në pronësi të kapitenit të përfaqësueses së Spanjës në futboll dhe Real Madridit, Sergio Ramos u gjobit me 250 mijë euro për prerje të paligjshme të pemëve në Madrid.


    Komuna e Madridit, Alcobendas në seancën e sotme të këshillit komunal njëzëri mori vendimin për sanksionimin e kompanisë së Sergio Ramosit.

    Përveç gjobës në vlerë 250 mijë euro, kompania detyrohet që në periudhën e ardhshme të mbjellë tre herë më shumë pemë në krahasim me rreth 90 pemët e prera.

    Kompania u shpall fajtore për prerjen e rreth 90 lisave qindravjeçarë dhe pishave në një pronë private në Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!