×
  • Sport
  • Sport

    Serie A do ta kujtojë dhe nderojë në shumë mënyra Maradonën në ndeshjet e fundjavës

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:34

    Diego Maradona u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare ditën e mërkurë pas një sulmi në zemër


    Maradona ishte një legjendë e futbollit, derisa vitet më të mira i kaloi te Napoli, shkruan Reporteri.net

    Serie A ka vendosur që këtë fundjavë ta nderoi në mënyrë ta ndryshme legjendën e futbollit.

    Nga video e lëvizjeve të tij ikonike deri te paraqitja në ekran në minutën e 10′ në secilën ndeshje.

    Më poshtë keni listën me mënyrën se si do të nderohet Maradona nga Serie A gjatë ndeshjeve të fundjavës:

    – Videoja e lëvizjeve të tij ikonike para ndeshjes do të shfaqet në ekranet e mëdha para takimeve.

    – Do të mbahet një minutë heshtje para çdo takimi me imazhin e tij në ekran.

    – “Ciao Diego” do të zëvendësojë logon e kampionatit gjatë minutës së heshtjes.

    – Lojtarët do të mbajnë një shirit të zi në krahë.

    – Fytyra e Maradonës do të shfaqet në ekran në minutën e 10-të të çdo ndeshjeje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!