×
  • Sport
  • Sport

    Serie A hap dyert për tifozët, gati zyrtarizimi nga qeveria

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 21:58

    Lajm fantastik për tifozët e futbollit Italian. Sikurse njoftojnë mediet përtej Adriatikut, që u referohen burimeve pranë qeverisë italiane, në fillim të muajit në zonat e verdha (ku ka rënia të ndjeshme të infektimeve me Koronavirus) tifozët e futbollit mund të kthehen në stadium.


    Pra, 5 javët e fundit të Serisë A do të luhen me dyer të hapura. Nga 1 maji, do të lejohet prania e kufizuar e njerëzve në eventet sportive, maksimumi 1000 spektatorë në impiantet e hapura, ndërsa në ato të mbyllura deri 500.

    Gjithsesi, ky vendim ende nuk është zyrtarizuar nga qeveria italiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!