×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri afër transferimit në La Liga, Sevilla ofron 30 milion euro

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 21:40

    Xherdan Shaqiri është duke kaluar muajt e tij të fundit në rradhët e Liverpoolit.


    Mungesa e hapësirave në këtë sezon ka bërë që futbollisti me origjinë shqiptare të mendojë seriozisht largimin nga Premier League.

    Për Shaqirin interesohet Sevilla që në merkaton e kësaj vere synon të afrojë në skuadër lojtarë cilësorë përfshirë edhe Ivan Rakitic.

    Liverpooli nga ana tjetër kërkon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e Shaqirit shifër që Sevilla është e gatshme ta paguajë.

    Nëse transferohet në Spanjë Shaqiri do të bëhej një nga futbollistët që kanë luajtur në 4 ligat më të forta në botë, Bundesliga, Serie A, Premier League dhe La Liga.

    Për Shaqirin interesohen dhe Galatasaray e Roma, por oferta e Sevillas është më konkrete dhe 28-vjeçari do të transferohet në Andaluzi./SS

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!