×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri do të mbetet në Premierligë, klubi i madh anglez e ka ofertën për të

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 23:03

    Newcastle United kanë idenfitikuar Xherdan Shaqirin si një nënshkrim të madh për verën e vitit 2020.


    Shaqiri, ishte transferuar te Liverpool në vitin 2018, duke luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin në klub, ku i ndihmoi në triumfin në Ligën e Kampionëve.

    Por, ky sezon nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për futbollistin me prejardhje nga Kosova, që ka regjistruar vetëm 10 paraqitje për liderët e Premierligës.

    Roma dhe Sevilla ishin vënë pas Shaqirit në janar duke kërkuar huazimin e tij, me Liverpoolin që nuk ishte i gatshëm të lejonte largimin e tij, derisa po luftonte në tri fronte.

    Por, Liverpool nuk do të mbajë këtë qëndrim edhe këtë vit kur të hapet afati kalimtar i transferimeve, me Newcastle United që do të trokit në derën e tyre.

    Shaqiri gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Stoke City, Inter, Bayern Munich dhe Basel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!