×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri në mesin e 4 futbollistëve që Liverpooli do t’i largojë në verë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 9:35

    Xherdan Shaqiri është në mesin e katër futbollistëve që Liverpooli do t’i largojë nga klubi gjatë afatit kalimtar të verë, për të krijuar hapësirë për prurje të reja, sipas tabloidit britanik “Liverpool Echo”.


    Anësori me prejardhje nga Kosova, Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje deri tani këtë sezon për skuadrën e Jurgen Klopp, të gjitha duke ardhur nga banka e rezervistëve, kryesisht shkaku i problemeve me lëndimet, raporton Gazeta Express.

    Të kuqtë duan të krijojnë hapësirë në skuadër për blerje të reja në verë, prandaj synojnë ta largojnë Shaqirin me disa shokë për ta realizuar këtë.

    Përvec përfaqësuesit shqiptar të Zvicrës, Liverpooli pritet t’i largojë edhe Dejan Lovren, Nathaniel Clyne and Adam Lallana.

    Shaqiri, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri më 2023, ishte objektiv i Sellivës dhe Romës gjatë afatit kalimtar të janarit.

    28-vjeçari pritet të jetë subjekt i thashethemeve të gjata në verë, me Liverpoolin që do të kërkojë t’i fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e mundshme e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!