×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri refuzon ofertën nga klubi i njohur gjerman

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:21

    Xherdan Shaqiri ka refuzuar ofertën e klubit gjerman, Hertha Berlin gjatë këtij afati kalimtar, raporton Sky Germany.


    Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit nuk po ka hapësirën e mjaftueshme në Liverpool.

    Klubi gjerman, Hertha Berlin dërgoi ofertë në drejtim të tij, për ta huazuar deri në fund të sezonit, por është hedhur poshtë nga Shaqiri.

    Ai ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe asistuar në tre të tjerë.

    Hertha Berlin aktualisht gjendet në vendin e 14-të në Bundesligë me vetëm dy pikë më shumë nga vendet që dërgojnë në Bundesliga 2 dhe Shaqiri nuk dëshiron të garojë për mbijetesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!