×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri tregon arsyen e vërtetë se pse mungoi në derbin kundër Manchester Unitedit

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 14:43

    Xherdan Shaqiri po synon të rikthehet shpejtë, pasi nuk luajti në ndeshje kundër Man United që Liverpooli e fitoi me rezultat të pastër në 2:0.


    Tifozët e “The Reds” u befasuan kur e panë që Shaqiri nuk ishte i ftuar për ndeshje ndaj Man United, ku pikërisht ky njëri para 1 viti ia kishte siguruar fitoren Liverpoolit me dy gola që ia kishte shënuar, “Djajve të Kuq’, shkruan Reporteri.net.

    Disa nga tifozët mendoni se Shaqiri është nisur për në Roma, kjo pasi skuadra romake është e interesuar që ta transferojë “majtakun” kosovar.

    “Kam pasur një problem të vogël në stërvitje,” i tha Shaqiri, Liverpoolfc.com.

    “Kështu që shpresoj se mund të kthehem këtë javë. Le të shohim, nuk mund të them tani por do të jetë mirë nëse do të arrij”, vazhdoi tutje ai.

    Numri 23 i Liverpoolit, ishte futur si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenhamit në Premierligë, ndërkaq pritet që pasi të shërohet, Klopp ta inkuadrojë atë më shpesh.

    “Nuk kam pasur shumë ritëm. Më ka munguar edhe para-sezonit dhe ka pasur arsye të ndryshme se pse kam pasur ca pengesa”.

    “Unë do të përpiqem të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin kur të rikthehem,” përfundoi Shaqiri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!