×
  • Sport
  • Sport

    Shënon kur të dëshiron, statistika e frikshme e Haaland te Dortmundi

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 8:45

    Erling Haaland ka shpërthyer që në fillim te Dortmundi ku në dy ndeshjet që ka hyrë si zëvendësues ka shënuar 5 gola


    Dortmundi e mposhti me rezultat 5-1 Kolnin, në një ndeshje ku sulmuesi norvegjez vazhdoi formën brilante duke shënuar dy herë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim sulmuesi norvegjez u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të për të shënuar më pas dy gola.

    Në total deri tash 19 vjeçari ka shënuar 5 gola nga ndeshje në vetëm 59 minuta të luajtura deri tani në Bundesligë.

    Mesatarja e golave të tij te Dortmundi është e çmendur pasi ka shënuar gol për çdo 10 minuta.

    Aktualisht askush nuk mund të krahasohet me sensacionin e Dortmundit, i cili gjatë afatit kalimtar kërkohej edhe nga Manchester United./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!