×
  • Sport
  • Sport

    Shkaku i koronavirusit – Ekipi i Ferrarit futet në vetëizolim

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 21:10

    Ekipi i Ferrarit në Formula 1 është futur i tëri në vetëizolim menjëherë pas kthimit nga gara e Grand Prix në Australi. Disa prej anëtarëve të ekipit janë izoluar në hotele të paguara nga kompania.


    Ky vendim është marrë si masë parandaluese, edhe pse asnjë anëtar i ekipit nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ka thënë Ferrari, transmeton Gazeta Express.

    Ferrari ua mundësoi izolimin në hotel anëtarëve të cilët nuk kishin mundur të ktheheshin në shtëpitë e veta për shkak të problemeve personale.

    Kjo nënkupton anëtarëve të cilët kanë pjesëtarë të moshuar në familje, apo fëmijë apo gra shtatzëna.

    Pjesëtarët e ekipit të Ferrarit që kishin udhëtuar për Melbourne do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë nga momenti që u larguan nga Albert Park.

    Kjo kompani ka vendosur ta ndalë prodhimin e makinave të rrugës dhe për Forluma 1 në fabrikat e veta në Modena dhe Maranello për shkak të shpërndarjes së pakontrollueshme të kësaj sëmundjeje në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!