×
  • Sport
  • Sport

    Shkeli 232 herë rregullat për bastet, futbollisti i Premier League drejt pezullimit afatgjatë

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 18:14

    Futbollisti britanik, Ivan Toney, është vënë nën akuzë se ka shkelur 232 herë rregullat për bastet sportive në 4 vitet e fundit, gjë që mund t’i kushtojë një pezullim të gjatë deri në përfundim të sezonit futbollistik të Premier League.

    Ylli i Brentford u la jashtë skuadrës kombëtare të Anglisë për kampionatin botërore, pasi mediat zbuluan se ai ishte nën hetim nga Federata Angleze për këtë sjellje të dyshimtë.

    Mësohet se hetimi për futbollistin përmban një raport të detajuar me 2800 faqe.

    Toney ishte një ndër pretendentët për t’iu bashkuar ekipit të Gareth Southgate pas startit të shkëlqyer në Premier League ku shënoi 10 gola në 14 takime.

    Deri në këto momente, nuk mendohet se Toney ka vendosur bast kundër ekipit të tij, pasi një gjë e tillë do t’i kushtonte përjashtim të përjetshëm nga aktiviteti futbollistik. Por nëse ka vendosur baste se Brentford fiton, atëherë dënimi që mund të marrë shkon deri në 6 muaj pezullim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!