×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqen Broja, shënon dhe asiston në fitoren e Vitesses

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 18:36

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, tregon formë të mirë në fanellën e Vitesses, të cilët në udhëtim ngadhënjejnë me rezultat 4:1 ndaj Emmen-it, në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Holandës.


    Broja tregon lojë shumë të mirë, duke shënuar në minutën e 49-të për epërsinë 0:3 në stadiumin “De Oude Meerdijk”. Ai asistoi edhe në golin e dytë kur realizon Tannane.

    Për Vitessen shënuan Buitink (2′), Tannane (9′) e Broja (49′), Vroegh (90+3′) dhe për Emmen de Leeuw (58′).
    Broja ishte ndër më të mirët në fushë, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të.

    Ajax kryeson renditjen me 38 pikë por ka një takim me pak se vendi i dytë, Vittese që ka 38 pikë dhe Emmen është në fund me 5 pikë (i 18-ti) apo me 5 barazime e 12 humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!