×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqeu në fushë duke shënuar hat-trik, 19 vjeçari e vë në siklet gazetarin gjatë intervistës

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 14:30

    Erling Braut Haaland shënoi hat-trik në vetëm 45 minuta në ndeshjen e Salzburgut me Genkun


    Salzburg fitoi 6-2 ndaj Genkut në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    19 vjeçari norvegjez mori vëmendjen e të gjithëve pasi shënoi hat-trik pas vetëm 45 minutave, derisa në 9 ndeshjet e luajtura këtë edicion me Salzburgun ka realizuar 17 gola.

    Por, gjatë intervistës pas ndeshjes Haaland vuri në siklet gazetarin, i cili po i parashtronte pyetje talentit norvegjez.

    Ai iu përgjigjej mjaft shkurt dhe gazetari shumë shpejt shtreoi pyetjet e tij.

    “Ndihem shumë mirë”, “Punoj fort” dhe “Shpresoj” kaq të shkurtëra ishin përgjigjet e tij të cilat mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.

    Por, pasi Haaland foli me një përfaqësues të klubit ai filloi ta merrte më seriozisht intervistën dhe filloi të jepte përgjigje më të gjata. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!