×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqeu në ndeshjet me Kosovën, gjiganti spanjoll vëzhgon nga afër Muriqin

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 22:01

    Atletico Madrid është e interesuar për shërbimet e Vedat Muriqit


    Sulmuesi i Fenerbahces shkëlqeu me fanellën e Kosovës ku shënoi dy gola në dy ndeshjet e luajtura, ndaj Çekisë dhe Anglisë, shkruan Reporteri.net

    Prizrenasi e ka nisur mirë aventurën e tij edhe te Fenerbahce, derisa tashmë skuadrat e mëdha evropiane kanë filluar të interesohen për të.

    Mediat në Turqi bëjnë të ditur se Atletico Madrid është duke u interesuar për shërbimet e Muriqit dhe se skautët e klubit spanjoll do të jenë prezent për ta shikuar nga afër atë në ndeshjen Alanyaspor-Fenerbahce që luhet këtë vikend.

    Ndryshe, përveç Atleticos për 25 vjeçarin raportohet se është i interesuar edhe Tottenhami. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!