×
  • Sport
  • Sport

    Shokoi botën e futbollit pasi ia theu këmbën Gomesit, Federata e Anglisë merr vendim për Sonin

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 19:00

    Futbollisti Korean që luan për Tottenham Hotspur, Son Heung-Min fitoi zemrat e tifozëve anembanë botës për shkak të gjestit pas lëndimit të Andre Gomesit, në ndeshjen ndaj Evertonit.


    Andre Gomes kishte thyer këmbën keq në një përplasje me Son dhe Aurier, me ç’rast gjyqtari kishte ndëshkuar me karton të kuq koreanin, shkruan Reporteri.net

    Sot, Federata e Futbollit të Anglisë ka marrë vendim që ta largojë kartonin e kuq, duke e bërë të mundshme kështu që Son të luajë në ndeshjet pasuese.

    “Heung-min Son do të jetë i disponueshëm për tre ndeshjet e ardhshme të Tottenham Hotspur, pasi Komisioni vendosi të largojë kartonin e tij të kuq”, shkruhet në deklaratën e FA.

    Ndryshe, nëse kartoni i kuq do të qëndronte, koreani do të mungonte në tri ndeshje, saktësisht ndaj Sheffield United, Ëest Ham dhe Bournemouth./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!