×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthen coronavirusi te skuadra e Muriqit, 8 lojtarë mungojnë në stërvitje

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 14:20

    Hiç më pak se 8 lojtarë kanë munguar në stërvitjen e stome të Lazios, që sipas mediave italiane, është tregues se virusi ngjitës Covid-19 është përhapur me të madhe në skuadrën e yllit të Kosovës Vedat Muriqit.


    Përfaqësuesi i Kosovës Vedat Muriqi e ka kryer koronavirusin në fillim të këtij muaji, menjëherë pasi iu bashkua Lazios nga Fenerbahce.

    Të kaltrit stërvitën të martën në mëngjes në mungesë të një numri të madh të futbollistëve të ekipit të parë, para takimit të së mërkurës kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

    Lojtarët që munguan ishin: Luis Alberto, Immobile, Andreas Pereira, Lucas Leiva, Manuel Lazzari, Danilo Cataldi, Luiz Felipe dhe portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha.

    Mediat italiane sugjerojnë se bëhet fjalë për një përhapje të madhe të Covid-19 në skuadrën e Lazios edhe pse kjo nuk është konfirmuar ende nga klubi.

    Raportohet se trajneri Simone Inzaghi e provoi këtë formacion në stërvitje: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Akpa Akpro, Parolo, Milinkovic, Fares; Correa, Caicedo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!