×
  • Sport
  • Sport

    Shpëtim Idrizi flet pas mrekullisë që e bëri Trepça ’89 ndaj Ballkanit, tregon se çfarë u tha lojtarëve pas pjesës së parë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 16:28

    Trepça ’89 bëri mrekullinë sot në futbollin kosovar duke fituar 4-3 ndaj Ballkanit, pavarësisht se mitrovicasit ishin në disavantazh prej tre golave deri në minutën e 65-të


    Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi pas ndeshjes është shfaqur shumë i lumtur me rikthimin e pabesueshëm që e bëri skuadra e tij sot, shkruan Reporteri.net

    “Me të vërtetë ndeshje e jashtëzakonshme, gjithçka qka mund të them është të përgëzoj lojtarët për dëshirën, vullnetin dhe angazhimin që e treguan sot,” ka thënë Idrizi.

    “Të them të drejtën nuk e kam besuar që do e përmbysim kështu takimin, e sidomos kundër Ballkanit. Kur na u deshtë goli më së shumti futbollistët shpërthyen dhe fituam këto tre pikë.

    “Duke marrë parasysh se Ballkani ka super ekip ndoshta i rrespektuam pak më shumë se sa duhet, në fillim të pjesës së dytë i’u thashë futbollistëve të luanin pa presion dhe të mos shqetësoheshin për rezultatin,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!