×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 17:23

    Është shtyrë takimi mes Manchester United dhe Liverpoolit, i paraparë të fillojë në ora 17:30.


    Derbi që do të luhet në javën e 34-të në Ligën Premier, pa startuar, u shfaqën incidente nga tifozët e Djajve të Kuq.

    Përkrahësit e United po zhvillojnë një protestë kundër pronarëve të klubit, e që janë Familja Glazers.

    Ata duan që të pronarët aktual të largohen nga klubi dhe ta shesin atë te dikush që sipas tyre mendon më shumë për futbollin.

    Kjo vije si pasojë e tentimit për të krijuar Supelrigën e Evropiane, aty ku ishin edhe pesë klube të tjera angleze.

    Andaj, shkaku i protestave, takimi është shtyrë derisa tifozët të largohen nga stadiumi.

    Raportohet se ndeshja mund të zhvillohet në ora 18:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!