×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 16:05

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e paraparë të zhvillohej në ora 16:00 është shtyrë.


    Në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar, bëhet e ditur se për shkak të vonesave në linjat ajrore nga kushtet e liga atmosferike, janë detyruar të shtyjnë edhe stërvitjen.

    “Stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar.

    “Vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Kujtojmë se Dardanët në këtë muaj (mars), do të zhvillojnë tre takime, dy nga të cilat janë për kualifikimet në Kupën e Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!