×
  • Sport
  • Sport

    Si baba ashtu edhe i biri, mënyra si feston golin djali i Messit është gjëja më e bukur që mund ta shihni sot

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 18:49

    Se dardha nën dardhë bie në familjen e Messit, e ka vërtetuar Mateo, djali katërvjeçar i yllit argjentinasit të Barcelonës duke e imituar festimin e golit të babait të vet.

    Skautët e futbollit me siguri se do ta kenë gjithë vëmendjen në birin e Lionel Messit, pasi Mateo është parë duke e shënuar një gol dhe më pas duke festuar tamam në stilin e babait.

    Mateo është fëmija i mesëm në familjen Messi. Thiago është vëllai i tij i madh, i lindur tre vjet para tij, ndërsa Ciro i vogël u lind në vitin 2018.

    Bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo, e ka postuar një video të Mateos duke shënuar gol dhe duke festuar si Messi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!