Bayern Munich ka shkatërruar Atletico Madridin në “Allianz Arena”, pasi ka fituar me rezultatin e thellë 4-0.
Me dy golat e Coman dhe me nga një të Tolissos dhe Goretzka, bavarezët filluan në mënyrë perfekte edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshes, Simeone potencoi se forca e lojtarëve të Bayernit, ndikoi që gjermanët të fitojnë kaq thellë.
“Forca e tyre fitoi lojën. Nuk e di nëse kemi bërë shumë gabime apo ata kishin shumë cilësi – duke përfituar nga situatat e lojës nga mënyra se si ato hapen kur rikuperojnë topin. Unë kam mbetur me shijen e keqe të humbjes, por kam mësuar disa gjëra që për të ardhmen do të na bëjnë shumë mirë”, tha fillimisht Simeone.
“Bayern janë në një moment të shkëlqyeshëm”, përfundoi ai.