×
  • Sport
  • Sport

    Situata serioze: Zvicra mbledh burrat për t’i pajtuar Shaqirin e Xhakën

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 18:06

    Xherdan Shaqiri është bërë kryetemë nëpër mediat zvicerane për faktin se ai mungoi në ndeshjen kualifikuese që Zvicra e zhvilloi ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.


    Gjilanasi refuzoi të luante për Zvicrën me pretekstin se ai dëshironte të përqendrohej tek Liverpooli dhe të fitonte besimin e Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net

    Por, e vërteta qëndron në atë se Xherdan Shaqiri është i irrituar nga fakti se trajneri Petkoviç i ka marrë atij shiritin e kapitenit dhe ia ka dhënë Granit Xhakës i cili është një vit më i vogël se ai.

    E nga kjo situatë e krijuar në Kombëtare, Petkoviç është detyruar të caktojë një termin dhe të udhëtojë në drejtim të Anglisë për të biseduar me palët e përfshira në këtë rast.

    Por, trajneri i kësaj Kombëtareje ka mohuar faktin se ai do të udhëtojë për në Angli për t’u marrë me këtë çështje, gjë për të cilën ndryshe është deklaruar drejtori sportiv i skuadrës, Pierluigi Tami.

    “Po është e qartë se edhe Vladimir Petkoviç do të jetë atje dhe është në bisedime me Xherdanin. Ai absolutisht e dëshiron atë gjithashtu”, ka thënë Tami./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!