×
  • Sport
  • Sport

    S’ka fitore për Argjentinën, Messi sërish kokëulur

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:22

    Argjentina nuk ka arritur ta fitojë as ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës së Amerikës, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët vetes për kualifikim.


    ‘Albiçelestët’ barazuan 1-1 në një ndeshje mjaft interesante ndaj Paraguajit.

    Këta të fundit dolën në epërsi të parët me Richard Sanchez (37’), duke vënë argjentinasit në kollaps, përcjell lajmi.net.

    Por një rishikim i VAR-it në pjesën e dytë ishte fat për Argjentinën, që barazuan rezultatin me Leo Messin (57’) i cili shënoi nga pika e bardhë.

    Paraguajanët huqën mundësinë e artë për të dalë me tre pikë nga kjo ndeshje, pasi Derlis Gonzalez (62’) huqi 11-metërshin.

    Në grupin B, Kolombia ka siguruar kualifikimin me 6 pikë, ndërsa Paraguaji (2), Katari (1) dhe Argjentina (1) renditen në pozitat 2, 3 dhe 4 respektivisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!