×
  • Sport
  • Sport

    S’ka kush që e mposht këtë Liverpool, ‘Të Kuqtë’ fitojnë derbin ndaj Chelseat dhe vazhdojnë primatin në Premier Ligë

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 19:24

    Liverpooli e ka mposhtur në udhëtim Chelsean 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Premier Ligë


    Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp vazhdon me bilanc 100% në Premier Ligë ku nga 6 ndeshje ka po aq fitore, shkruan Reporteri.net

    “Të Kuqtë” mposhtën Chelsean 2-1 në Stamford Bridge falë dy golave që u realizuan nga ndërprerjet.

    Fillimisht Alexander Arnold kaloi në epërsi Liverpoolin në minutën e 14-të me një gol fantastik pas një skeme të përgatitur nga një gjuajtje e lirë.

    Roberto Firmino në minutën e 30-të dyfishoi epërsinë e mysafirëve ku realizoi me kokë.

    Golin e vetëm për Chelsean në këtë takim e shënoi N’Golo Kante në minutën e 73-të. Francezi realizoi një gol të bukur ku iu shmang mirë mbrojtjes së Liverpoolit.

    Pas kësaj fitore, Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e parë, tani me 18 pikë, ndërsa Chelsea zë pozitën e 11-të me 8 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!