Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në futbollin brazilian.
Në turneun e grupmoshave të reja është ndërprerë një ndeshje si pasojë e futjes së një tifozi në fushë.
Tifozi ishte i nervozuar dhe kishte armë të ftohtë me vete, duke kërcënuar lojtarët e Palmeiras.
Ndeshja po zhvillohej mes Sao Paulo dhe Palmeiras dhe vetëm tifozët e Sao Paulo ishin të lejuar të futen në stadium.
Ndeshja ishte në kuadër të kategorisë U20.
Shikoni më poshtë momentin kur tifozi me thikë futet në fushë.