×
  • Sport
  • Sport

    “Skifterat” bëjnë me shtëpi një të moshuar në Gjilan për 28 nëntor

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 17:27

    Zenun Zymberi nuk do ta harrojë asnjëherë 28 nëntorin e vitit 2020. I moshuari nga qyteti i Gjilanit u bë me shtëpi dhe kjo falë kontributit të jashtëzakonshëm të dhënë nga tifo grupi “Skifterat”, të cilët morën iniciativën për t’i ndërtuar një kulm mbi kokë 64 vjeçarit.


    Zymberi, i cili jetonte në barakat e qytetit të Gjilanit pa familje, kishte mbetur nën mëshirën e fatit, pasi që edhe ato baraka ishin rrënuar muaj më parë, shkruan Gazetasheshi.com.

    “Skifterat” morën iniciativë dhe filluan ndërtimin e një shtëpi, për të cilën kontribuan drejtuesit e klubit SC Gjilani, anëtarësia e madhe e “kuqebardhëve”, futbollistëve të kësaj skuadre dhe jo vetëm, pasi në ndihmë dolën edhe shumë futbollistë nga Superliga dhe Liga e Parë.

    Tashmë më 28 nëntor, tifo grupi gjilanas i’a dhuruan çelësat e shtëpisë të moshuarit Zymberi, i cili ishte më i lumtur se asnjëherë më parë.

    “Urime 28 Nëntori! 28 nëntori i këtij viti do të mbetet në kalendarin tonë të festave edhe për një tjetër arsye të veçantë!Pikërisht në ditën e flamurit, falë të gjithë kontribuesve të vullnetit të mirë, i dorëzuam çelsin e shtëpisë bacit Zenun, iniciativë kjo e nisur në kohë pandemie!”, thuhet në njoftimin e “Skifterave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!