×
  • Sport
  • Sport

    ‘Skifterat’ në zi: 19 vjeçari që humbi jetën ishte tifoz i Gjilanit

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 11:48

    Në mesnatë humbi jetën 19 vjeçari Engjëll Smerqaku pasi u qëllua për vdekje në qytetin e Gjilanit


    Viktima në fjalë ishte tifoz i Gjilanit dhe anëtar i tifo-grupit ‘Skifterat’, shkruan Reporteri.net

    ‘Skifterat’ me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook kanë shprehur ngushëllime familjes së Engjëllit dhe thurën fjalë të mira për djaloshin 19 vjeçar.

    Ky është postimi i Skifterave:

    “Lamtumirë Engjëll

    Me pikëllimin më të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të antarit tonë Engjëll Smerqakut, 19 vjeç!

    Një djalosh i pazëvendsueshëm, fjalëpak me shpirt ultrasi!

    Në shkallët e stadiumit, në udhëtime dhe kudo që ishim bashkë nga ai dëgjonim vetëm këngë!

    Kryesia e Skifterave shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetit!

    I përjetshëm kujtimi për Engjëllin”, thuhet në postimin e “Ultras Skifterave” /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!