×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra angleze ia jep “veshin në dorë” trajnerit

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 20:53

    Tottenham ka shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino, i cili kishte 5 vite në stolin e ekipit londinez.


    “Jemi të keqardhur për këtë ndryshim dhe ky nuk ka qenë një vendim që është marrë lehtë apo në nxitim”, lexohet në komunikatën e Tottenham.

    “Rezultatet e ekipit në fundin e sezonit të kaluar dhe në fillimin e sezonit aktual kanë qenë shumë zhgënjyese”, shton më tej komunikata.

    Tottenham renditet në vendin e 14, me 14 pikë, pas 12 ndeshjeve të luajtura në Premier League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!