×
  • Sport
  • Sport

    Sonte luhet derbi më i madh në trojet shqiptare

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 10:51

    Mbrëmja e sontme është e rezervuar për njërin prej ndeshjeve më të mira derbi në rajon.


    Në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytetin shqiptar Tiranë, kampionia e Shqipërisë, Tirana është nikoqire e Partizanit.

    Partizani e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në kampionatin elitar shqiptar duke zënë vendin e parë në renditje me dhjetë pikë pas pesë ndeshjeve.

    Kurse, Tirana pas pesë ndeshjeve, ndodhet në vendin e shtatë me pesë pikë.

    Në pesë përballjet e fundit direkte mes dy skuadrave, dy fitore i ka Tirana, dy Partizani dhe një ndeshje ështv mbyllur baras.

    Ndryshe, ndeshja në fjalë do të nis nga ora 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!