×
  • Sport
  • Sport

    Sot një vit, dy shqipe i dhanë leksion Serbisë midis Rusisë – pjesa tjetër është histori

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 12:49

    Ka gjëra të bukura në futboll, ka gjëra edhe më të bukura, pastaj është Zvicër – Serbi 2-1 midis Rusisë.


    Padyshim që kjo është ngjarja më e bukur e futbollit shqiptar, ngjarje kjo që shënon sot një vjetorin, shkruan Reporteri.net

    Atë natë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u përkujdesen që ta dërgonin Serbinë në shtëpi dhe të qonin në qiellin e shtatë të gjithë shqiptarët anekënd botës.

    E këtë ngjarje më të bukur e bëri edhe komentimi i Andin Lokajt, komentim ky që ta dëgjosh pambarim nuk do të bëhet bajat në asnjë moment.

    Atë natë, Zvicra ishte në deficit prej një goli, por arriti që falë dy shqipeve që kishte në Kombëtare, ta shpartallonte Serbinë dhe ajo çka e bën më të bukur këtë fitore ishte se ndeshja luhej në Rusi.

    Pas golave të shënuara, Xhaka dhe Shaqiri kishin festuar duke bërë simbolin e shqiptarizmit, shqiponjën e famshme, që më vonë i kushtoi me një dënim, por shqiptarëve nuk iu bë bonë pasi mblodhën paratë dhe paguajtën dënimin për ta.

    Padyshim që kjo do të mbetet një ndër ngjarjet më të bukura në histori të kampionateve botërore për shqiptarët./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!