×
  • Sport
  • Sport

    Sot pritet prezantimi zyrtar: Rashani transferohet ne Superligën e Turqisë

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 19:24

    Elbasan Rashani është larguar nga futbolli norvegjez pas disa viteve të kaluara aty.


    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk tek skuadra Erzurumspor.

    27-vjeçari u largua nga skuadra norvegjeze Odds BK pas një kohe të gjatë, pasi i kishte skaduar kontrata.

    Edhe pse kishte disa oferta, Rashani vendosi që karrierën ta vazhdoj te Erzurumspor.

    Ai tani ka mbërritur në Turqi ku Erzurumspor i ka shprehur mirëseardhje, teksa zyrtarizimi i tij dhe prezantimi tek ekipi i ri bëhet gjatë ditës së sotme.

    Reprezentuesi kosovar kësisoj bën një hap të madh në karrierën e tij, ndërsa synimi i tij është ta ndihmojë Erzurumin për t’iu shmangur rënies.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!