×
  • Sport
  • Sport

    Spanja e publikon formacionin, por nuk tregon që po luan me Kosovën

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 19:56

    Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre.


    Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.

    Në njoftimin për formacionin zyrtar të ndeshjes, Spanja e ka injoruar emrin e Kosovës.

    “Ky është formacioni i caktar nga Luis Enrique për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri”, thuhej në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!