×
  • Sport
  • Sport

    “S’pati kontroll nga mjekët”, avokati kërkon hetim për vdekjen e Maradonës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 19:59

    “Për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”,- kështu është shprehur Matias Morla, avokati i Diego Maradonës, i cili kërkon të nis një hetim lidhur me vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit.


    “Në bazë të asaj që ka thënë prokurori i San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor.

    “Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiot. Ky fakt nuk duhet të kalojë pa u vërejtur dhe ju kërkoj që ta hetoni deri në fund.”– është shprehur avokati në një komunikim zyrtar transmetuar nga Calciomercato.com.

    Ikona e futbollit botëror vdiq të mërkurën si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa Morla, avokati i tij, nuk dëshiron që të anashkalohet shkaqet e vdekjes.

    “Siç më ka thënë Diego: ‘Ti je ushtari im, i cili punon pa mëshirë”,-kanë qenë fjalët e avokatit të Maradonas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!