Spektakël golash, Kumbulla shënon dhe shpëton Romën nga humbja prej Milanit

Milan dhe Roma kanë barazuar në derbin e xhiros së pestë në Serie A, një barazim që ka ardhur pas spektaklit të golave 3-3.


Milani e nisi për mrekulli ndeshjen ku vetëm pas dy minutave lojë shënuan golin e parë.

Rafael Leao asistoi bukur për Zlatan Ibrahimovic i cili shënoi me lehtësi për 1-0.

Megjithatë gëzimi i vendasve zgjati vetëm 12 minuta, pasi Edin Dzeko barazoi gjithçka me kokë për 1-1 në minutën e 14-të pas asistimit nga Lorenzo Pellegrnii.

Dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi në pjesën e parë, por 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1.

Rossonerët edhe në fillim të pjesës së dytë shënuan herët, kur Saelemaekers realizoi pas asistimit nga Leao për 2-1.

Në minutën e 70-të, Roma fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi mesfushori francez Jordan Veretout për 2-2.

Por festivali i golave nuk u ndal dhe Milani në minutën e 78-të fitoi penallti kur Gianluca Mancini pengoi në zonë turkun Hakan Calhanoglu.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Ibrahimovic për ta kaluar Milanin në epërsi 3-2.