×
  • Sport
  • Sport

    Spektakël në Anfield: 10 gola të shënuar me Liverpoolin që kalon tutje në EFL Cup pas ekzekutimit të penalltive

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 22:41

    Liverpooli është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup pasi mposhti Arsenalin pas penalltive 5-4 [koha e rregullt përfundoi 5-5]


    Spektakël në vete ishte ndeshja Liverpool-Arsenal që përfundoi me 10 gola të shënuar pas 90 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli në këtë takim hyri me disa lojtarë të rinj dhe në fund u desh të pajtohej me eliminim nga EFL Cup.

    Edhe Arsenali nuk është se pati formacionin më të mirë të mundshëm, por ia arriti që ta fitonte këtë përballje ku shikuesit panë hiç më pak se 10 gola.

    Për Liverpoolin shënuan Milner, Chamberlain, Origi dy herë dhe një autogol e bëri Mustafi, ndërsa për Arsenalin realizuan dy herë Martinelli dhe nga një herë Torreira, Maitland-Niles dhe Willock.

    Në penallti më të suksesshëm ishin të përzgjedhurit e Jurgen Klopp që fituan 5-4 dhe u kualifikuan në çerekfinale të EFL Cup.

    Dani Ceballos ishte figura tragjike e penalltive pasi dështoi të shënonte në portën e Kelleher. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!