×
  • Sport
  • Sport

    Spektakël në Anfield: Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Tottenhamit

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 19:25

    Liverpooli e ka mposhtur Tottenhamin në Anfield me rezultat 2-1


    Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp vazhdon të kryesojë në Premier Ligë, ndërsa tani ka 6 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester City, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ në xhiron e 10-të mposhtën Tottenhamin me rezultat 2-1, edhe qysh në minutën e parë mysafirët shënuan gol me anë të Harry Kane.

    Në pjesën e dytë, Liverpooli sulmoi vazhdimisht portën e Tottenhamit dhe shënuan dy herë me anë të Henderson dhe Mo Salah, që realizoi nga penalltia.

    Në dy ndeshjet tjera që u luajtën në këtë kohë, Manchester United mposhti Norëichin me rezultat 3-1, ndërsa Arsenali zhgënjeu duke barazuar 2-2 me Crystal Palace. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!