×
  • Sport
  • Sport

    S’po sheh, boksierit serb i mbyllet syri nga grushtet e shqiptarit Bernardin Jakaj

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 17:45

    Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mbrëmë e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

    Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.

    Boksieri nga Serbia përmes rrjeteve sociale ka publikuar një foto ku shihet syri i tij i mbyllur prej goditjeve që mori nga boksieri shqiptar.

    Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!