×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi i Napolit do të mbajë emrin “Diego Armando Maradona”

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 22:58

    Nga sot në Napoli do të ketë një stadium me emrin “ Diego Armando Maradona”. Këshilli i Komunës së qytetit, miratoi rezolutën e propozuar nga kryetari i Bashkisë, Luigi de Magistris dhe nga këshilltarja për Toponiminë, Alessandra Clemente.


    Akti zyrtar u nënshkrua unanimisht nga të gjithë anëtarët.

    Nga ky moment stadiumi “San Paolo” do të quhet “Diego Armando Maradona Stadium”. Vendimi vjen nëntë ditë pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të famshëm argjentinas. Ai kujtohet nga qyteti si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm e nderoi fanellën e Napolit për shtatë vjet. Në këmbim qyteti i fali dashuri të përjetshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!