×
  • Sport
  • Sport

    Statuja e Maradonës, Prokuroria e Napolit nis hetimet

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 13:50

    Një statujë që ende nuk është ndërtuar, për të cilën prokuroria e Napolit ka vendosur të hedhë dritë.


    Historia i referohet shprehjes së interesit të nisur nga Komuna e Napolit për të mbledhur fonde përmes procedurës së financimit të njerëzve, për krijimin e një vepre artistike në kujtim të Diego Armando Maradonës.

    Lajmi u raportua sot nga disa medie napolitane. Pasditen e djeshme, të deleguarit e Prokurorisë mësynë në zyrat e “Palazzo San Giacomo”, për të marrë dokumente në lidhje me projektin, gjithashtu në lidhje me përbërjen e komisionit, që më pas do të duhet të vlerësonte propozimet.

    Prokuroria dëshiron të kuptojë nëse ka pasur presion nga ultrasit. Në takimet e ndryshme, që u mbajtën javët e fundit në Komunë, disa “shefa” ultrasish ishin të pranishëm dhe prokuroria dëshiron të kuptojë nëse ka pasur presione nga bota e fansave në lidhje me nismën e vendosur nga Komuna, veçanërisht nga këshilltarët e Sportit dhe Kulturës, Ciro Borriello dhe Eleonora de Majo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!