Sterling: Ai m’u përgjërua që t’i ndihmoj që të shënojë ndaj Kosovës

Raheem Sterling ka thënë se Jadon Sancho iu është përgjëruar atij që t’i ndihmojë që të shënojë ndaj Kosovës


Kosova mbrëmë u mposht nga Anglia 5-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, shkruan Reporteri.

Golat për ‘Tre Luanët’ në këtë takim u shënuan nga Sterling, Sancho x2 dhe Kane.

Sterling ka zbuluar se ylli i Dortmundit i kishte shkuar në dhomë një ditë para ndeshjes duke i kërkuar atij një favor.

Image
“Ai më erdhi në dhomë në orën 10:30 mbrëmë dhe m’u përgjërua t’i ndihmoj të shënojë,” ka thënë Sterling.

“Prandaj, jam shumë i lumtur që ai shënoi. Ai është djalosh i mirë. Kur unë isha në moshën e tij, nuk mund t’i bëja disa gjëra që ai po i bën tani. Ai është shumë profesionist,”. /Reporteri.net/