×
  • Sport
  • Sport

    Sterling sfidon Armando Brojën, por pastaj mbetet i habitur nga veprimi i shqiptarit

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 10:26

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po i befason edhe bashkëlojtarët e tij te Chelsea me stërvitjet dhe shpejtësinë.

    Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet lojtari shqiptar së bashku me Raheem Sterling. Ky i fundit duket se po e sfidon Brojën për të kërcyer mbi një pajisje sportive që ka qëllim ushtrimin e shkëputjes sa më të lartë, shkruan LIG Sport

    Duket se futbollisti anglez i tha Brojës që s’mund ta bësh këtë, sepse reagimi i shqiptarit më pas ishte fantastik.

    Kujtojmë që Armando Broja luajti mbrëmë disa minuta për Blutë e Londrës në barazimin pa gola (0-0) ndaj Brentfordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!