×
  • Sport
  • Sport

    S’u lejuan të garojnë në Qipro me simbole shtetërore të Kosovës, klubi i karatistëve del me një njoftim

    Reporteri
    03 Shkurt 2023 | 21:13

    Klubi i karatesë “Sharri” kanë dalur me njoftim pasi nuk u lejuan të konkurrojnë me simbole shtetërore në Kampionatin Europian U21 në Qipro.

    Në njoftim të klubit, thuhet se janë ndier të diskriminuar nga ky vendim, ndaj edhe e kanë bojkotuar kampionatin, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ëndrra e qdo sportisti është që mundi ,sakrifica dhe puna të shpërblehet me medalje e me krenari të dëgjojnë himnin e Kosovës ,por fatkeqsisht kjo nuk ju lejua garuesve tanë. E turpshme dhe e dhimbshme të shohësh se si sportistët Kosovar detyrohen të largohen dhe të bojkotojnë këtë kampionat european”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    ??KOSOVA MBI TË GJITHA??

    EDHE NJË DËSHPËRIM I RRADHËS PËR KARATEISTET E KOSOVËS…
    Gjatë kësaj jave ekipi i karates së Kosovës udhtoj për në Kampionatin Europian për kadet ,junior dhe U21 në Larnaka të Qipros.

    Edhe kësaj rradhe sportistët e Kosovës u diskriminuan nga shtetet tjera të europes, ku organizatori i këti kampionati Qipro nuk lejoi karateistët kosovar të garojnë me simbolet shtetërore.

    Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në karate

    Ëndrra e qdo sportisti është që mundi ,sakrifica dhe puna të shpërblehet me medalje e me krenari të dëgjojnë himnin e Kosovës ,por fatkeqsisht kjo nuk ju lejua garuesve tanë.

    E turpshme dhe e dhimbshme të shohësh se si sportistët Kosovar detyrohen të largohen dhe të bojkotojnë këtë kampionat european.

    Të mërzitur me faktin që nuk arritën të tregojnë punën e bërë për një kohë të gjatë ,por krenar që nuk lejuan të mposhten të drejtat e Kosovës.

    E ardhmja e sportistëve kosovar është e ndritur dhe asnjë penges nuk do të na shuaj vullnetin për të punuar dhe për të arritur ti bëjmë ëndrrat tona realitetet ecim para ??

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!